FOTO&VIDEO

Rasti “Hachiko” në Ukrainë, qeni pret prej një muaji pronaren që u përdhunua dhe u vra nga ushtarët rusë

Pamje dhe histori prekëse vijnë sërish nga Ukraina, aty ku vazhdon prej më shumë se një muaji lufta me ushtrinë serbe.  .Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës Anton Gerashchenko ka publikuar  historinë e një gruaje ukrainase e cila është zënë rob dhe përdhunuar nga ushtarët nën komandën  e kryekrimineli çeçen Ramzan Kadyrov.

Tetiana Zadorozhniak  kishte jetuar në shtëpinë e saj në Makariv që nga viti 2012 me burrin e saj, i cili kishte vdekur nga Covid dhe qenin e tyre Reeny. Gerashchenko tha se ishte kthyer në shtëpinë e saj për të gjetur Reeny i cili ishte duke pritur me durim jashtë shtëpisë për pronaren e tij të vrarë.

“Ky është Reeny, 9 vjeç. Tetiana për të cilën kemi shkruar u vra brutalisht. Reeny nuk e di dhe ende e pret atë. Askush nuk u kujdes për Reeny gjatë muajit të pushtimit”,- ka shkruar zyrtari ukrainas.

Pamjet e shpërndara gjithashtu tregojnë pjesën e brendshme të një shtëpie ku Tetiana mendohet të jetë therur në qytetin Makariv, 30 milje nga Kievi, muajin e kaluar.  Sipas banorëve të qytetit, Tetiana u tërhoq zvarrë nga shtëpia e saj nga njerëzit e Kadyrovit teksa priste të evakuohej nga qyteti me shoqen e saj përpara se të mbahej rob në një shtëpi aty pranë dhe të abuzohej. Pas ditësh torturash, një nga ushtarët e përdhunoi për herë të fundit para se t’i priste fytin dhe ta hidhte trupin e saj të pajetë në një varr të cekët, thanë banorët vendas.

Dëshmitarët pohuan se ushtari çeçen që përdhunoi dhe vrau Tetianën u ekzekutua më vonë nga oficerë të tjerë. Incidenti i tmerrshëm mendohet të jetë një nga shembujt më të fundit të brutalitetit të zbatuar mbi civilët e pafuqishëm gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, ndërsa konflikti i afrohet javës së shtatë.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

37 minuta ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

8 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

8 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

12 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

13 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

13 orë ago