Pas reagimeve që nxiti shfaqja hyrëse e Dokufestit me performancë nudo, profesori i Filozofisë Blerim Latifi ka treguar një rrëfim për Prizrenin e para 160 vitesh, siç e ka dokumentuar themeluesi i Albanologjisë Johanes Von Hahn.
Postimi i plotë i Latifit:
Në Prizren, në vendin ku u dha ajo shfaqja hyrëse e Doku Festit që na paska alarmuar gardianët talebanë të të ashtuquajturit “moral tradicional”, fiks 160 vjet më parë po qëndronte austriaku i famshëm Johann von Hahn, themeluesi i Albanologjisë.
Gjatë qëndrimit në Prizren ai u njoh me jetën sociale të qytetit dhe ato që pa e mësoi i botoi në librin e tij “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”. Mes shumë dukurive që pa, ishte edhe praktika e përhapur e homoseksualitetit në qytet. Për këtë ai shkroi: “Në fakt, në popullsinë e këtushme muhamedane zotëron dashuria e djemëve (pederastia), më tepër se në çdo vend tjetër të Shqipërisë, duke shkaktuar një burim të pashterrshëm xhelozie, armiqësish, allishverishesh dhe vrasjesh”.
Prandaj, ju zotërinj talebanë shqipfolës, kur merrni të diskutoni për këtë punë, mos u thirrni fort në traditën, se pastaj llogaritë u dalin keq. Lexoni pak më shumë, se mbase bëheni ma mendjehapur dhe, rrjedhimisht, edhe ma tolerantë. Kurrë nuk është vonë me dalë nga shpella e paditunisë
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…