Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar qëndrimet e partisë që drejton një ditë pasi ka refuzuar darkën e ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me liderët e partive opozitare, shkruan Gazeta Express.
Abdixhiku ka thënë se zgjidhja për situatën ku gjendet Kosovës është shumë e thjeshtë duke potencuar se fillimisht Kurti duhet të japë dorëheqje dhe më pas të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.
Kreu i LDK-së tutje ka thënë se pas më shumë se tri viteve popullizëm dhe pa ndonjë progres të dukshëm, pas polarizimit të skajshëm të shoqërisë dhe pas një propagande pa asnjë konsideratë njerëzore, Kurti ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës për ta shpëtuar vetveten nga dështimi i madh, shkruan Gazeta Express.
Abdixhiku ka thënë se LDK-ja nuk bëhet pjesë e një instrumentalizimi të tillë dhe shton se fatkeqësisht Kurti e ka gjetur aleatin për një gjë të tillë, duke aluduar në kreun e PDK-së, Memli Kransiqin, i cili ishte i vetmi që i shkoi Kurtit në darkë.
Kreu i LDK-së ka thënë se LDK është e gatshme të kërkojë votë dhe të marrë përgjegjësi përmes programit të saj politik “Rruga e Re” derisa ka shtuar se për një gjë të tillë, Kurti duhet të japë dorëheqje, të shpërndahet Kuvendi dhe më pas të caktohet data e zgjedhjeve.
Darkën e Kurtit e ka quajtur si një farsë dhe ka thënë se LDK-ja s’bëhet pjesë e asnjë marrëveshje të paracaktuar prapa dyerve të mbyllura të darkave.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…