Presidenti amerikan Joe Biden ka lëshuar një deklaratë lidhur me sulmet hakmarrëse ndaj grupeve të lidhura me Iranin në Irak dhe Siri.
“Këtë pasdite, në drejtimin tim, forcat ushtarake amerikane sulmuan objektivat në caqet në Irak dhe Siri që IRGC-ja dhe milicia e lidhur i përdorin për të sulmuar forcat amerikane”, deklaroi presidenti amerikan.
Një person nga Ohri ka sulmuar një punonjës të Shërbimit të UrgjencësDeri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-itKjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për juArion publikon këngën e re të titulluar “Loyalty”KFOR-i në patrullim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi
Sulmet e SHBA-së vijnë pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani javën e kaluar.
“Përgjigjja jonë filloi sot. Ajo do të vazhdojë në kohë dhe vende që ne zgjedhim”, deklaroi Biden.
Ai theksoi se SHBA-ja nuk dëshiron konflikt në Lindjen e Mesme dhe askund tjetër në botë por çoi një paralajmërim.
“Le ta dinë këtë të gjithë ata duan të na bëjnë dëm: nëse lëndoni një amerikan, ne do të përgjigjemi”, deklaroi mes tjerash.