Historianja nga Shqipëria, Elena Kocaqi, ka reaguar pas kërcënimeve me luftë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ajo thotë se, për çfarë “Ballkani të Hapur” po bëhet fjalë kur Vuçiq kërcënon me luftë.
Sipas saj, Edi Rama duhet të heq dorë nga Vuçiqi.
Ajo shkruan se Kosova duhet të rishikoj marrëdhëniet tregtare me Serbinë, pasi duhet qëndruar larg saj, derisa Serbia kërcënon me luftë.
Postimi i plotë:
Për çfarë Ballkani të hapur bëhet fjalë kur ky po kercenon hapur fare me luftë.
Rama duhet të heqi dorë nga Vuçiçi në mënyrë urgjente. E papranueshme që flet për Ballkan të hapur me Serbinë kur ajo po shfaq agresivitet.
Kosova duhet të rishikoj marrëdhëniet tregtare me Serbinë, pasi nuk mund të bëhet tregti me dikë që do të prishë shtepinë.
Me Serbinë do ndenjur sa më larg derisa ata kërcënojnë shqiptarët me luftë. Këto nuk duhen afruar fare, sa më pak kontakte me to aq më të qetë do jenë shqiptarët.