Real Madridi fiton kupën e parë në 2024-tën, gjunjëzon Barcelonën në finale të Superkupës

Real Madridi e ka fituar kupën e parë dhe El Clasicon e parë për vitin 2024, pasi në finalen e Superkupës së Spanjës mposhti Barcelonën me rezultat bindës 4-1.

Më meritori për fitoren e ‘El Clasicos’ së parë në 2024 dhe njëkohësisht kupës nga Reali, ishte sulmuesi Vinicius Junior që shënoi tre gola, kurse golin tjetër për galaktikët e realizoi braziliani tjetë Rogrygo.

Kurse golin e vetëm për Barcelonën e shënoi Robert Lewandowski, por kjo ishte e tëra që arriti të bëjë ekipi i Xavit.

Ky është trofeu i parë i Real Madridit për vitin 2024, ndërsa janë në garë edhe për trofeun e La Ligës dhe Ligës së Kampionëve.