POLITIKE

Reciprociteti me Serbinë/Kosova kthen prapa 15 maune

Pas shumë polemikave, madje edhe ngrirjes së procesit të dialogut me Serbinë, më 1 prill të këtij viti, qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti mori vendim për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe e njëjta u zëvendësua me reciprocitet.

Një vendim ky që s’u prit mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por as nga vet Serbia.

E në anën tjetër, ndaj Bosnjës nuk është marrë masë shtesë. Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, ka treguar për IndeksOnline se cila është vlera e mallrave që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë këtyre dy muajve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

“Nga Serbia e deri tani kemi pasur 35 milionë euro importe, kurse nga Bosnja importi ka arritur në 7 milionë euro”. Por, në mbledhjen e 37-të të qeverisë, të mbajtur të shtunën që lamë pas, në mesin e 6 vendimeve të marra, ishte edhe një që kishte të bënte pikërisht me reciprocitetin me Serbinë. Kryeministri Kurti pati njoftuar se çdo maune që hyn nga Serbia në Kosovë, obligohet që të përdor stemën dhe emrin “Republika e Kosovës” në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare.

“Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare.

Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës”, kishte shkruar i pari i qeverisë.

Ndërsa, Stavileci nga Dogana e Kosovës, thotë se deri tash kanë kthyer pas 15 maune nga Serbia, të gjithë që kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit.

“Deri tani kemi të kthyer 15 maune, të gjitha kthimet kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit sipas pikës 1 respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 të vendimit të qeverisë”, thotë ai.

E, vendimi i fundit nuk i pëlqeu aspak Serbisë, Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç kishte reaguar, duke thënë se kjo është e papranueshëm për Serbinë, duke e quajtur si vendim më të keq se vendosja e taksës 100 përqind.

Ai madje tha se Beogradi nuk do ta vazhdojë dialogun nëse këto masa nuk shfuqizohen. Kujtojmë që taksa 100 për qind ishte vënë nga qeveria e kaluar në krye me Ramush Haradinajn në nëntor të vitit 2018.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago