Refuzimi ndaj dyshes së NATO-s për lirimin e Thaçit

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi në Hagë, ka bërë me dije se dy shtete anëtare të NATO-s kanë ofruar garanci për lirimin e tij, por që s’është pranuar, siç ka arsyetuar gjykata, me frikën se në kushte lirie do ketë ndikim te procesi.

Ishte avokati i tij Gregoy Kehoe që bëri me dije këtë fakt, pikërisht në ditën kur Thaçit iu refuzua sërish liria.

Po cilat janë këto dy shtete të NATO-s që duan lirinë e ish-komandantit të UÇK-së?

Kohë me parë, kësaj inisiative, edhe me shumë përkatëse në euro, si garanci financiare, i është futur dyshja Rama – Erdogan, pra Shqipëria dhe Turqia, si dy vende të NATO-s. Por as kjo kartë nuk ka mundur “t’i çajë” muret e Hagës, në qelitë e së cilës ndodhet dhe Thaçi e të tjerë ish-krerë të UÇK-së.

Të dy shtetet kanë vepruar sipas të gjithë kritereve që kërkohen në të tilla raste, por Gjykata Speciale ka refuzuar lirimin, duke patur dhe një diktat të fortë politik.