Një pronar i dyqanit ka realizuar një relamë për Krishtlindje, në të cilën shfaqet djali i tij dyvjeçar, me qëllimin që t’i inkurajojë njerëzit të blejnë gjëra lokale.
“Hafod Hardware” në Rhayader, Powys, ka bërë reklama festive për disa vjet me radhë dhe kostoja realizimit të reklamës së këtij viti ishte vetëm 100 funte.
Në reklamë shihet Arthur duke hapur dyqanin së bashku me anëtarët e familjes së tij.
Tom Jones, babai i Arturit, tha se mesazhi themelor është që të bëni blerje në dyqanet lokale, të vogla dhe të pavarura.
Videoja mori më shumë se 50,000 shikime në YouTube brenda dy ditësh.
“Ishte çmenduri … kemi plot e-mail dhe mezazhe të këndshme që po na vijnë nga gjithë bota”.
“Unë e kuptoj se Krishtlindjet mund të jenë një kohë shumë e shtrenjtë për të gjithë dhe njerëzit duhet të kursejnë para atje ku munden, por nëse mund ta përballoni, thjesht përpiquni të blini nëpër dyqanet e vogla lokale, qe të na mbështesni. Kjo përbën një ndryshim të madh”.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…