Rëndohet bilanci/ Shkon në 5 numri i viktimave nga sulmet me raketa të forcave ruse në Odessa, në mesin e të vdekurve një foshnjë 3 muajshe

Është rënduar bilanci i viktimave pasi Rusia sulmoi me raketa qytetin jugor të Odessas ditën e sotme. Pesë persona janë vrarë dhe tetëmbëdhjetë janë plagosur në një sulm me raketa në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, të shtunën, tha shefi i shtabit të presidentit, Andriy Yermak.

 

Sipas shefit të Zyrës së Presidentit Andriy Yermak, numri i viktimave mund të rritet. Ai i shpalli këto të dhëna bazuar në kërkimet e mëparshme.

Mes të vrarëve ishte edhe një fëmijë 3 muajsh. Një fëmijë që duhej të festonte Pashkët e tij të parë me prindërit e tij. Asgjë e shenjtë. Absolutisht. E keqja do të dënohet, tha Ermak.

Komanda ajrore e Ukrainës tha më herët se dy raketa goditën një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi në Odesa. Mbrojtja ajrore shkatërroi dy raketa të tjera që synonin gjithashtu qytetin, sipas deklaratës së saj në internet.