FOTO&VIDEO

Republika e Karaçevës, s’ka kush i ndal kazinot në këtë pjesë kufitare

Në fshatin Karaçevë të Kamenicës, lirshëm po operojnë lokalet e lojërave të fatit pa u penguar nga autoritetet e sigurisë. Ky aktivitet ilegal po vazhdon edhe sot pasi Policia e Kosovës nuk po ndërhynë në atë zonë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Komuna e Kamenicës në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se kanë kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës, por që të njejtit nuk mund të ndërhyjnë pa marrë leje të veçantë nga KFOR-i përshkak të çështjes komplekse të vijës kufitare.

Ligji për ndalimin e lojërave të fatit i cili u votua më 28 mars 2019 në Kuvendin e Kosovës, ka hyrë në fuqi më 10 maj 2019, 15 ditë pasi u publikua në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

Por ky ligj nuk po vlen për zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë konkretisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Aty lokalet ushtrojnë ilegalisht veprimtarinë e bixhozit pa u penguar nga askush.

Komuna e Kamenicës ka thënë se çështja e lojërave të fatit që po zhvillohet ilegalisht në fshatin Karaçevë është çështje komplekse që daton nga viti 1999.

Komuna e Kamenicës tha për Express se Policia e Kosovës nuk mund të ndërhyjë në mbylljen e tyre pa marrur leje të veçantë nga KFOR-i.

“Çështja e Karaçevës është paksa komplekse sepse kur është nënshkruar marrëveshja e Kumanovës në vitin 1999, është bërë një gabim ngase vija është tejkaluar dhe ka hy brenda territorit të Kosovës, konkretisht në Zonën Kadastrale të Komunës së Kamenicës. Edhe Policia e Kosovës, nuk mund të ndërhyjë në atë pjesë pa marrë leje të veçantë nga KFOR-i”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Kamenicës.

Sipas komunës së Kamenicës, për këtë çështje kanë kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës dhe nga KFOR-i.

“Në çështjet të cilat na takojnë neve si komunë, kemi kërkuar asistencë edhe nga Policia e Kosovës e gjithashtu e kemi ngritë si shqetësim edhe me KFOR-in”, janë shprehur ata.

Administrata Tatimore e Kosovës pas hyrjes në fuqi të këtij ligji kishte njoftuar se do të fillojë edhe tërheqjen e licencave për lojërat e fatit.

Sipas ATK-së, 436 pika të lojërave të fatit të cilat janë licencuar dhe shumë të tjera që nuk janë licencuar do të mbyllen për një periudhë prej 10 vjetësh që nga dita kur Ligji për Ndalimin e Lojërave të fatit ka hyrë në fuqi.

ATK në një përgjigje për Gazetën Express, ka deklaruar se që nga hyrja në fuqi e këtij ligji ky institucion nuk është përgjegjës për monitorimin dhe licencimin e lojërave të fatit.

“Nga data 10 Maj 2019, kur është fuqizuar Ligji 06/L-155  ATK me nuk është përgjegjëse për monitorimin dhe licencimin e lojërave te fatit”, thuhet në përgjigjen e Administratës Tatimore të Kosovës.

Gazeta Express ka kontaktuar policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan që mbulon territorin e Gjilanit, Kamenicës, Ranillukut, Novobërdës, Vitisë, Kllokotit, dhe Parteshit lidhur me këtë çështje por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje nëse kanë filluar ndonjë procedurë hetimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago