Republikanët e Dhomës dhe Senatit i kanë bërë thirrje administratës se Joe Biden që t’i sigurojë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen kundër pushtimit të Rusisë.
Letra nuk specifikon se cili sistem i mbrojtjes ajrore duhet të sigurohet, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar SHBA-së që ta ndihmojë atë të blejë sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 dhe avionët luftarakë MiG-29, raporton CNN.
Departamenti i Shtetit ka punuar për të identifikuar se cilat vende kanë aktualisht sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit sovjetik dhe aktualisht po shqyrton se si ato mund të transferohen në Ukrainë, thanë burimet për CNN të martën.
Të mërkurën, Zelensky do të mbajë një fjalim virtual përpara Dhomës dhe Senatit, në të cilin pritet të ripërsërisë kërkesat e tij për më shumë armë, si dhe një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.
Ligjvënësit thanë se fondet e reja prej 3 miliardë dollarësh nga Kongresi i miratuar në një shtesë urgjente duhet të përdoren për të ofruar ndihmën ushtarake për ukrainasit.
Javën e kaluar, Pentagoni tha se ishte kundër propozimit të Polonisë për të transferuar avionë në Ukrainë nëpërmjet Shteteve të Bashkuara, sepse mund të përshkallëzonte tensionet me Rusinë, duke argumentuar gjithashtu se avionët nuk do të bënin një ndryshim të madh në luftën e Ukrainës.
Përveç sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe avionëve MiG, ligjvënësit republikanë po i bëjnë thirrje Departamentit të Mbrojtjes dhe Shtetit që të dërgojnë një mori armësh të tjera dhe ndihmë shtesë në Ukrainë, duke përfshirë: Granatahedhës, armët e vogla, sistemet e artilerisë, sisteme raketore, mortaja, mitralozë etj.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…