Një urë afër Çaçakut është shembur mëngjesin e së shtunës mes të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë goditur Serbinë ditët e fundit.
Ura u dëmtua dy vjet më parë nga përmbytjet. Që atëherë, kalimi i urës është ndaluar për kamionët e rëndë, por ky vendim nuk është respektuar, raportojnë mediat serbe.
Për shkak të dëmtimeve të reja, ura është mbyllur plotësisht për qarkullim. Tani që ura është shembur, më shumë se 20 mijë banorë të Mrçajevacit dhe rrethinave të tij nuk kanë alternativë për të kaluar lumin, por janë të detyruar të marrin një rrugë më të gjatë, nëpërmjet Kralevës dhe Çaçakut.
Përmbytjet në Serbi shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë dhe banorët e disa vendeve u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. U shpallën 51 gjendje të jashtëzakonshme në vende të ndryshme.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…