BEIJING, CHINA - OCTOBER 25: Chinese President Xi Jinping speaks at the podium during the unveiling of the Communist Party's new Politburo Standing Committee at the Great Hall of the People on October 25, 2017 in Beijing, China. China's ruling Communist Party today revealed the new Politburo Standing Committee after its 19th congress. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)
“Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm”. Ishte kjo deklarata më e fundit e liderit kinez Xi Jinping, duke përsëritur në këtë mënyrë qëndrimin e mbajtur prej kohësh të Pekinit për demokracinë e ishullit të vetëqeverisur.
“Ribashkimit i plotë me Atdheun është një rrugë e pashmangshme, është e drejtë dhe diçka që e do populli. Atdheu duhet dhe do të ribashkohet”, tha Xi në një fjalim me rastin e 130 vjetorit të lindjes së themeluesit të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun.
Xi, një nga udhëheqësit më të fuqishëm të Kinës që nga Mao, e ka bërë marrjen e kontrollit të Tajvanit një qëllimin e tij me pretekstin për ta kthyer vendin në një me fuqi dhe staturë globale.
Por këto deklarata të fundit marrin një rëndësi të veçantë, disa javë para një votimi kritik presidencial në Tajvan. Pikëpamjet e ndryshme të partive politike mbi marrëdhëniet me Kinën shpesh i bëjnë zgjedhjet një lakmus për ndjenjat ndaj Pekinit.
Partia Komuniste e Kinës e pretendon Tajvanin si territorin e saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë. Zyrtarët kinezë thonë se synojnë një ribashkim paqësor, por nuk e kanë përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit.
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…