POLITIKE

Rifat Latifit iu imponua të largohej, “asnjë person normal s’do qëndronte”

Kritikat e shumta për shkak të rezultateve të dobëta në menaxhimin e shëndetësisë, ia imponuan Rifat Latifit që të enjten e 6 tetorit të jap dorëheqje nga pozita e ministrit, derisa kirurgu në letrën e largimit tha se po largohet “me zhgënjim të thellë dhe keqardhje”.

Por, dorëheqja e ministrit Lafiti, sipas ish-sekretarit të kësaj ministrie, Ilir Tolajt, “është e imponuar dhe e pritur”.

Ai konsideron se Latifit nuk i është ofruar mbështetja e duhur politike, pasi sipas tij, në rrethanat e krijuara “asnjë person normal nuk do të vazhdonte të qëndronte në atë post”.

“Ne anën tjetër, doktor Latifit i mungoi guximi politik e profesional për t’u ballafaquar me pengesat dhe personat që në mënyrë aktive ja kanë krijuar, duke lejuar që në fund të njëjtit t’i ja bëjnë të pamundur vazhdimin e punës si ministër i shëndetësisë”, thotë Tolaj për Albanian Post.

Tolaj vuri në pah se shëndetësia e Kosovës është në një fazë kritike, “kurse njerëzit me interesa për përfitime në shëndetësi, janë ata që po e udhëheqin realisht shëndetësinë”.

Ai konsideron se zgjidhja e vetme është një ristrukturim i mirëfilltë i sistemit shëndetësor.

Ndërkaq anëtari i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, theksoi se Rifat Latifi prej se ka ardhur në krye të shëndetësisë ka qenë vetëm emër, pasi thekson se “askush asgjë nuk e ka pyetur në MSH”.

“Grupet e interesit klienteliste, nepotiste dhe politike e partiake të LVV-së, kanë udhëhequr dhe po udhëheqin me shëndetësinë e Kosovës”, potencon Haxhiu për AP.

Ai shton se prej se Albin Kurti e ka emëruar vetën kryetar të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, “Rifat Latifi as formalisht nuk ka qenë më ministër i Shëndetësisë”.

Kush do të jetë ministri i ri?

Menjëherë pas dorëheqjes së Latifit, deputeti nga radhët e Listës “Guxo”, Burim Meta, ka deklaruar se kjo detyrë duhet t’i besohet kësaj partie.

Ai ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, që të fillojë diskutimet për të caktuar emrin e ministrit të ri.

“E ftoj (Albin) Kurtin që nga ky moment, që të diskutoj me znj. Donika e z. Pecin para se të vendosë për ministrin e ri të Shëndetësisë. Besoj shumë që partia ‘Guxo’ me kapacitetet e saj, do të ndihmojë shumë në këtë sektor”, ka thënë Meta në Kanal 10 të enjtën.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas 11 muajve ka dhënë dorëheqje nga kabineti qeveritar.

Latifi është ministri i dytë i larguar nga kjo pozitë gjatë kësaj qeverisje. Para tij ishte Arben Vitia i cili kishte dhënë dorëheqje për t’u fokusuar në garën për kryetar të Komunës së Prishtinës.

“Bashkangjitur me këtë letër, gjeni një përmbledhje të shkurtër të të gjeturave, sfidave të ballafaquara si dhe të arriturat në këta 10 muaj të mi si ministër”, ka përfunduar ai.

Institucionet e Kosovës, akoma nuk kanë publikuar një deklaratë zyrtare për largimin e ministrit nga kjo pozitë.

Lidhur me këtë çështje as ministri Latifi, akoma nuk është deklaruar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

10 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

12 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

17 orë ago