LAJME

Rikthehen privilegjet për ushtarakët. Ligji i ri: Kartë me benefite, paga shpërblim, shkollim dhe shtëpi në përdorim

Për të gjithë ushtarakët e Shqipërisë që janë pjesë e Forcave të Armatosura do të ketë më shumë benefite duke filluar nga viti aktual, raporton A2 CNN.

Projektligji i ri i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Mbrojtjes parashikon mbështetjen e punonjësve të ushtrisë edhe me shtëpi. Këtë ata do ta kenë në përdorim për gjithë periudhën e shërbimit në vendet ku do të caktohen. Me qëllim sigurimin e këtyre banesave në zonat e shërbimit të ushtarakëve, ministria parashikon të përshtatë objektet që ka në administrim, ose do të ndërtojë vetë të tjera.

Nëpërmjet kësaj dispozite të projektligjit synohet që Ministrisë së Mbrojtjes t’i krijohet baza ligjore që me fondet buxhetore të saj, brenda trojeve që ka në administrim dhe në objektet ekzistuese mund të bëjë ndërhyrje dhe të përshtatë objektet për qëllim strehimi ose të ndërtojë objekte të reja për qëllime strehimi. Këto programe strehimi synojnë që të krijojnë objekte për strehim që do t’i jepen ushtarakut vetëm në përdorim, pa të drejtë privatizimi në favor të tyre.

Projektligji për statusin e ushtarakut

Në funksion do të jetë edhe karta e ushtarakut, e cila do të përmbledhë pagesën e orëve shtesë kryesisht për orët e natës por dhe përfitimeve sociale që do të jepen nga institucioni edhe në vlerë monetare. Një rishikim do të ketë edhe të pagës së punonjësve sipas vjetërsisë.

Dokument i cili nuk do të shihet më si një dokument “i thjeshtë” identifikimi për ushtarakët, por si një “kartë ushtaraku”, e cila do të synohet të vishet me përfitime sociale dhe jo vetëm, duke ndjekur idenë e “kartës së studentit”, dhe disa prej përfitimeve që përfiton mbajtësi i kësaj karte edhe në forcat e armatosura të vendeve anëtare të NATO-s.

Projektligji për statusin e ushtarakut

Për ushtarakët që ndërpresin shërbimin do të ketë shpërblime deri në 20 paga referuese. Por dhe punësim të tyre në funksionet e administratës publike. Ndërsa rikthim mund të ketë edhe të ushtarëve rezervistë.

Ministria e Mbrojtjes thekson në relacion që marrja e masave të tilla ka si qëllim përafrimin e standardeve për mbështetjen e ushtarakut me vendet anëtare të NATO-s. Projektligji do të ketë efekte financiare të cilat arrijnë në 1.77 miliardë lekë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

31 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

59 minuta ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

5 orë ago