FOTO&VIDEO

Rita Ora flet hapur për problemet me shëndetin: Nuk dua të zhgënjej askënd, por po më shkatërron vërtetë

Të jesh pjesë e botës së të famshmëve nuk është aspak e lehtë.

Një famë ndërkombëtare mbi supe do të thotë që ti duhet të dukesh gjithmonë i/e lumtur para njerëzve dhe të përballosh situata nga më të ndryshmet.

Shpesh duke harruar se edhe ata që janë yje të famshëm janë njerëz të zakonshëm, nuk e mendojmë se edhe ata mund të preken nga sëmundje të ndryshme apo të kenë shqetësime të çfarëdoshme.

Duket se mirë së fundmi nuk po ndjehet edhe artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Kjo e fundit publikoi një shkrim në InstaStory, duke treguar problemet me shëndetin mental dhe fizik e përcjellin atë ashtu si çdo të famshëm, dhe edhe pse jeta e saj mund të duket e lehtë – edhe ajo përballet me problemet që ka thuajse çdo njeri i zakonshëm.


Foto: Rita Ora/InstaStory

“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd. Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më shkatërron vërtetë. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar 28-vjeçarja në InstaStory.

Përndryshe ajo së fundmi është duke u marrë me xhirimet e filmit “Twist”, pasi është përzgjedhur të luajë një nga rolet kryesore të ripërpunimit më të ri të romanit të shkrimtarit të famshëm ,Charles Dickens.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago