FOTO&VIDEO

Ritet satanike, teologu: Edhe pse i fshehur, okultizmi po “ligjërohet” në Shqipëri

Satanizmi në shkrimet e vjetra daton shumë shekuj më parë. Për teologët, kishat okulte dhe mësimet mbi demonët po ligjërohen duke sjellë dhe një shqetësim serioz për shoqërinë.

Është një problem shekullor, por në këtë kohë po shohim një lloj lirie dhe ligjërimi të forcave okulte, të fshehta, që për ne nuk janë gjë tjetër veç se energji në terr, demonë, të cilët shfaqen në forma dhe kohë të ndryshme”, shpjegon teologu Miron Çako. Përgjatë shekujve, njerëzit fatkeqësisht kanë pasur lidhje me këta demonë, kanë mësuar formula dhe rituale magjike. Kanë vepruar me këto forca për egoizmin e tyre, për të kontrolluar të tjerët, për të marrë pushtetin, për t’u hakmarrë. Dhe ajo që ju shqetëson juve, dhe më vjen mirë, është se sot këto i gjen lehtë në rrjetet sociale.

Në Shqipëri, rrjetet sociale janë kthyer në vatrat e mbledhjes së grupeve okulte, ndërsa në rrezik janë të rinjtë si një kategori vulnerabël. “Sidomos fëmijët kapen më lehtë në këtë lloj gënjeshtre. Fillojnë t’i praktikojnë, të thonë ato fjalë, të bëjnë ato rituale dhe djalli shfaqet”.

Pak kohë më parë një vajzë humbi jetën në rrethana të dyshimta, ndërsa shenjat e gjetura në trupin e Evgjeni Baxhos për teologun Çako janë sataniste. “Ndodh që ose është viktimizuar nga grupi okult, ose energjia demoniake që ka hyrë tek ajo i ka dhënë vdekjen. Këto janë gjëra reale”, thotë Çako.

Për ekspertët, por edhe kishën, nevojitet ndërhyrja e shtetit shqiptar. Në Shqipëri, rasti i familjes Josifi në Kombinat, por edhe i 23-vjeçares Baxho, nuk konkluduan asnjëherë si ngjarje të hetuara mirë. Veç kësaj, disa vite më parë në vendin tonë kishte dhe një valë vetëflijimesh nga të mitur pjesë e grupeve fetare, shkaqet e të cilave mbeten të pazbardhura.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

21 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

8 orë ago