Kandidati presidencial i aleancës së gjashtë partive opozitare në Turqi, Kemal Kilicdarolu, tronditi publikun turk javën e kaluar duke pranuar se i përket sektit apostat alevit.
“Unë jam një alevit”, tha Kilicdarol duke iu drejtuar anëtarëve të rinj të partive opozitare.
Kështu, Kiliçdarolu tërhoqi shumë vëmendjen e publikut turk dhe zgjidhi shumë dilema se çfarë politike do të ndjekë nëse fiton zgjedhjet.
Kalaja më e fortë e alevive është në Siri, e cila shprehet politikisht përmes sundimit të regjimit kriminal të Bashar Asadit. Kemal Kilicdarolu ka mbrojtur gjithmonë aleancën e Turqisë me regjimin e Bashar Asadit. Sigurisht, nëse Kemal Kilicdarolu do të fitonte zgjedhjet, përkatësia alevi do të kishte një ndikim vendimtar në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Sirisë. Kjo tashmë mund të shihet në këtë fushatë zgjedhore, ku Kilicdarolu po flet hapur dhe në mënyrë agresive ndaj aleatëve sunitë të Turqisë, veçanërisht Katarit. Nuk ka dyshim se me Kilicdarolun në krye, Turqia do të bëhej një krah i zgjatur i shiizmit në Lindjen e Mesme, domethënë do të ishte një fitore historike për shiizmin në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu, në rast të fitores së tij, do të kishte një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme të Turqisë, veçanërisht në marrëdhëniet e Turqisë me vendet fqinje, duke përfshirë krizat në Siri dhe Libi ku Turqia do të shmangte çdo ndërhyrje ushtarake.
Alevitë në Turqi
Juglindja dhe lindja e Turqisë janë tradicionalisht shtëpia e shumë alevive, të cilët vlerësohet të jenë mbi dhjetë milionë në Turqi. Ka alevi turq dhe kurdë. Alevitë në Turqi janë kryesisht të vendosur në rajonin e Anadollit Qendror, në qytetet Erzurum, Kayseri, Malatya dhe Sivas.
Alevitë/Nusajritët
Sekti Alevi njihet historikisht si Nusajritët. Nusajritët janë një lëvizje ezoterike (batiniane) që u shfaq në shekullin e tretë të Hixhrit(kalendari hënor). Anëtarët e kësaj lëvizjeje klasifikohen si femohues ekstremë shiitë. Synimi i tyre strategjik është shkatërrimi i Islamit dhe zvogëlimi i fuqisë së tij, prandaj ata ishin gjithmonë në anën e atyre që sulmonin ushtarakisht vendet muslimane. Kolonizatorët francezë të Sirisë u dhanë atyre emrin “al-alaviyyin” – Alevi (Alevis) në mënyrë që të fshehin përkatësinë dhe origjinën e tyre reale ezoterike-rafidiane.