Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se KEDS-i nuk po respekton rregullat, edhe pse Qeveria ka siguruar fondet e mjaftueshme për blerjen e energjisë.
Rizvanolli tha se furnizimi pa reduktime është në dorë të KEDS-it i cili nga data 20 dhjetor nuk i përmbushë detyrimet për të blerë energji për t’i mbuluar humbjet.
“Për të zbutur ndikimin e çmimeve të importit në tarifa, qeveria ndau 20 milionë euro dhe subvencionoi blerjen e energjisë nga importi përmes KEK. Mirëpo, pavarësisht që qeveria ka siguruar fonde të mjaftueshme për të blerë energji për konsumatorët Kosova vazhdon të devijojë në raport me sistemet fqinje të energjisë sepse një nga operatorët, KEDS vazhdon të mos respektojë rregullat e lojës. Pavarësisht se kemi siguruar importin dhe nuk duhet të kishim asnjë reduktim në këtë periudhë. Furnizimi pa reduktime është në dorë të KEDS-it i cili nga data 20 dhjetor nuk i përmbushë detyrimet për të blerë energji për të mbuluar humbjet”.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…