LAJME

Rizvanolli: Të lidhësh subvencionimin e pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës thjesht është e pasaktë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e pasaktë që të lidhet subvencionimi i pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës në rrjetin energjetik pas problemeve të fundit me rrymën në vend.

“Ka pasë keqinformim. Nuk po them nga mediat, por në opinionin publik. Sigurisht që kur janë dizajnuar skemat e subvenciomit është menduar çdo detaj, prandaj që ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet efiçiente përveçse nëse jeni konsumator që është duke u ngrohur me energji elektrike me kalda, me pajisje jo efiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër, nëse i shihni kriteret e skemës, këto kanë qenë kriteret e skemës”, tha ministrja pas një takimi me përfaqësuesit e KOSTT dhe KEDS.

Ajo tha se përfituesit e këtyre skemave kanë konsumuar 19% më pak mesatarisht sesa në vitin paraprak.

Rizvanolli tha se është rritur numri i konsumatorëve të rinj gjatë tri vjetëve të fundit.

“Numri i ndërtimeve të reja, numri i konsumtarorëve të rinj ka qenë tejet i lartë. 60 mijë amvisëri të reja janë kyçur në sistem përgjatë viteve të fundit dhe 8500 biznese. Të lidhësh subvencionimin e pajisjeve me ngritjen e ngarkesës thjesht është e pasaktë”.

Ajo shtoi se subvencionimi është bërë për familjet që kanë përdorur energji elektrike dhe e kanë pasë të vetmin opsion energjinë elektrike.

“Nëse duhet të shfrytëzohet energjia atëherë pajisja më e lirë”.

Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), dje për REL ka thënë se problemet me rrymën erdhën pasi edhe këtë dimër institucionet energjetike kanë qenë të papërgatitura, ndërsa masat e ndërmarra vitet e fundit kanë çuar në rritje të konsumit, duke mbingarkuar rrjetin energjetik.

“Subvencionimi i pajisjeve elektrike efiçiente ka rezultuar që shumë konsumatorë të ndryshojnë mënyrat e ngrohjes, duke kaluar në ngrohje me energji elektrike, qoftë përmes investimeve në klima apo pompa termike. Kjo ka shtuar kërkesën për energji në sistem, sepse qytetarët kanë kaluar nga ngrohjet me lëndë djegëse tradicionale në ngrohje me rrymë”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago