Rozeta Hajdarit sot i vdiq babai, Kurti thotë se ajo as sot nuk s’u ndal për ta luftuar korrupsionin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Tregitsë, Rozeta Hajdari, ka folur në konferencë për media për shkarkimet nga Bordi i ri i Ujësjellsit Rajonal “Prishtina”.

Por gjatë kësaj konference, Kurti ka dhënë një lajm të hidhur ku ka treguar se sot i ka vdekur babai ministres Rozeta Hajdari, por se ajo përkundër kësaj ka marrë pjesë bashkë me të në konferencë.

“Sot i ka vdekur babai ministres Rozeta Hajdari, por gjithë ditën ka punuar, sepse është e vendosur për luftimin e korrupsionit. Pas kësaj konference duhet të shkojë në Pejë që të përgatitë ceremoninë e varrimit të babait”, tha Kurti në konferencë.