Dy persona janë arrestuar në fshatin Bare të Mitrovicës sonte nën dyshimin për tentim-vrasje.
Policia ka bërë të ditur se të njëjtit, si pasojë e përleshjes, me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre personave tjerë.
Po ashtu, të arrestuarit kanë shtënë edhe me armë zjarri në drejtim të viktimave.
“Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ‘’Vrasje në Tentativë’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ’’Armëmbajtje pa leje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Njoftimi i plotë:
Në orët e mbrëmjes së datës 26 prill 2022, policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘’Vrasje në Tentativë’’
Arrestimi i dy të dyshuarve V.B., 26 vjeçar dhe A.B., 33 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme se rreth orës 17:00, në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre ankuesve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ‘’Vrasje në Tentativë’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ’’Armëmbajtje pa leje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’.