Një përleshje masive fizike ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës.
Kjo teksa po fliste kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilit deputetja Ganimete Musliu i tha “rrenc”.
Deputetët opozitarë janë parë duke u afruar te foltorja e Kuvendit të Kosovës, derisa më pas nis përleshja. Besnik Bislimi, zv. kryeministër, e hoqi një letër të vënë nga opozita. Ai madje e kishte gjuajtur me shishe deputetin Mërgim Lushtaku.
Kryeministri i vendit po fliste në lidhje me marrëveshjen për deeskalim që ndodhi në Bratisllavë.
Nuk dihet aktualisht se çka po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e pozitës dhe opozitës janë mbledhur në afërsi të foltores së Kuvendit të Kosovës.