Diellin e shijonin ndryshe 35 vite më parë, kur edhe u martuan.
Lumnije e Naim Musaj, kaluan një jetë të lumtur dhe fillimet e lidhjes i patën si në filma.
Mirëpo, çifti nuk mendoi asnjëherë që lumturia e tij dhe e 4 fëmijëve do të shkatërrohej papritur.
Koha ishte e tillë, dhe dëbimet e gjuajtjet nga forcat serbe nuk u ndalën as në fshatin Mojstir të Istogut.
Pas gjithë kësaj, 54-vjeçarja mbeti e vetme në duar të armikut.
Pas disa ditësh mori veshë edhe për vdekjen e djalit Rinasit, atë kohë, 5-vjeçar.
Dhe pas 2 viteve, u bënë edhe me një djalë, të cilit ia lanë emrin Rinas.