Rrëfimi i studentit në master që punon në ndërtimtari: Po mbes pa pagë, sepse nuk kam kontratë pune

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë, në kushte anonimiteti ka rrëfyer për kushtet e rënda me te cilat përballet ai që nga viti 2012.

Ai ka theksuar se asnjëherë nuk ka pasur kontratë pune dhe për shkak ai do të penalizohet nga ndihma e Pakos Emergjente të qeverisë, për shkak se ai nuk ka kontratë pune. “Prej vitit 2012 unë punoj në sektorin privat dhe asnjëherë nuk kam marrë kontratë.

Është e padrejtë që veçpse unë s’kam kontratë pune, të mos e marr asnjë cent për këta tre muaj, ku shteti po e ndanë nga një pagë për punërorët”, ka thënë ky.

Ai ka treguar se është në përfundim të studimeve master. Shpreson që fatin e tij të mos ta gjejë asnjë person tjetër. “Unë jam në përfundim të studimeve master. Uroj që askush mos të ngelet si unë. Pra mos ta ketë fatin tim”.