FOTO&VIDEO

Rrëfimi i zjarrfikësit italian: Shqiptarët ishin mirënjohës, na ofronin ushqim dhe dhurata

Tërmeti i disa ditëve më parë mblodhi në Shqipëri disa ekspertë të huaj, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Mes të huajve, kanë qënë edhe forcat italiane, të cilat me ekspertizën e tyre kanë ardhur për të ndihmuar. Njëri prej tyre, Massiomi Marcocini, ka dhënë një prononcim për “Il fatto quotidiano”, ku edhe ka treguar eksperiencën e tij.

Ai u shpreh se në momentet e punës, shqiptarët shpesh herë i ndalonin dhe i falenderonin duke i ofruar edhe ushqim.

“Kur na shihnin, na ndalonin në rrugë dhe na falenderonin. Disa të tjerë na ofronin ushqim, embëlsira. Madje disa të tjerë donin që të na jepnin edhe dhurata. Ata vazhdonin të kishin frikë pasi dridhjet vazhdonin.”-tha Macocini.

51-vjeçari nga Livorno ishte një nga 175 zjarrfikëset italianë që vunë jetën e tyre në rrezik për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, në një kohë që pasgoditjetet e tërmetit ishin ende të forta.

“Në një moment ra një me magnitudë 5.2. Isha në mes të një ndërtese. Sa mirë që nuk zgjati shumë. Shqipëria është një vend që ka përparuar shumë por ende nuk ishin të organizuar për të përballuar këto fatkeqësi.“

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

6 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago