Memoriali i dy ushtarëve amerikanë në Prizren, David Gibbs dhe Kevin Reichert, që humbën jetën 21 vjet më parë, gjatë misionit të tyre në Kosovë, u rregullua të enjten, pas demolimit që iu shkaktua nga të rreshurat dhe era që fryu në këtë qytet këto ditë.
Ish – ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ,përveç që kanë vënë pllakë të re në pjesën që kishte mbetur pa merrmer, vunë edhe flamur të ri të shtetit të dy dëshmorëve , në shtizën që është afër lapidarit.