Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Burime për ABC bëjnë të ditur se i riu i rrëmbyer është Indrit Beqiraj. Ky person rezulton me precedentë të mëparshëm penale në fushën e narkotikëve.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në autostradë ku Indrit Beqiraj lëvizte bashkë me vëllanë e tij Gentianin. Atyre u ka prerë rrugën një motor ndërsa më pas janë dhunuar ndërsa Indriti është rrëmbyer nga këta persona.
Ka dyshime të forta se autorët dhe dy vëllezërit e dhunuar njiheshin me njëri tjerin, ndërsa shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës.
Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…