POLITIKE

Rrenc patologjik/ Televizioni serb nxjerr blof Vuçiçin: Ndryshe flet për serbët në CNN, ndryshe flet këtu

Gazetarja e televizionit serb N1 ka nxjerrë blof presidentin Aleksandër Vuçiç, në një intervistë të tij të fundit teksa iu drejtua: Ju ndryshe u flisni ndërkombëtarëve, ndryshe popullit tuaj. 

Sipas N1, Vuçiç ndryshe foli në CNN dhe ndryshe në një intervistë që dha të martën për televizionin serb Happy Tv. Nëse intervista në CNN ishte e tensionuar dhe jo aq specifike, ndryshe ka ndodhur me gazetarin serb Milomir Mariçin ku Vuçiç ka qenë i relaksuar.

“Ne nuk kemi nevojë për luftëra dhe konflikte me NATO-n, përkundrazi, ne duam të kemi një prani më të madhe të KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës”,tha Vuçiç për CNN.

“Serbia sigurisht që do të kërkojë llogari nga të gjithë personat që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Radioicic është në dispozicion edhe është në territorin tonë ku prokuroria do të bëjë punën e saj”, tha presidenti i Serbisë për Amanpour.

Ndërsa gazetarit serb i foli ndryshe: “Problemi i vetëm është se unë nuk dua të marr pjesë në ndjekjen kundër djemve serbë. Ata nuk e kanë bërë këtë sepse janë të këqij dhe sepse janë terroristë, por sepse janë të detyruar”.

N1 ka krahasuar edhe deklaratat e Vuçiç për Novak Gjokoviç që shkroi se “Kosova është zemra e Serbisë”.

“Unë besoj se Novak Gjokoviç e ka thënë nga zemra, 99% e njerëzve në Serbi besojnë në të dhe ne politikanët duhet të jemi pragmatikë dhe racionalë, që do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje përmes negociatave”, tha Vuçiç në CNN.

Ndërsa në televizionin serb ndryshon muzika madje duke relativizuar vrasjen e policit shqiptar Afrim Bunjaku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

8 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago