LAJME

Rreshterja e Policisë së Kosovës denoncohet nga bashkëshorti për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj një zyrtareje policore, e cila po dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zyrtarja policore (emër i njohur për redaksinë) që po dyshohet për dhunë në familje e ka gradën e rreshteres. E njëjta është denoncuar në Polici nga bashkëshorti i saj në orët e para të së martës.

Si rezultat i denoncimit, zyrtarja policore është intervistuar nga hetuesit e IPK-së, ku ka dhënë deklaratën e saj për rastin.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga IPK dhe kanë njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK është duke trajtuar këtë rast dhe të gjitha veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e shtetit. Rasti është në fazën e hetimit paraprak”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Sinjali.

Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për veprimet ligjore ndaj zyrtares policore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

1 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

11 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago