Prokuroria Themelore e Prishtinës ditën e sotme ka mbajtur konferencë për media lidhur me grupin “AlbKings”, ku bënë të ditur se tashmë nën prangat e policisë kanë rënë shtatë persona, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati në konferencën për media tha se gjatë hetimeve kanë llshuar edhe masa të fshehta me qëllim identifikimin e personave.
“Pas publikimit të informatave në fillim të 2024, Prokuroria ka autorizuar policinë, drejtorinë në ndërmarrjen e veprimeve hetirmore në këtë rast. Në kuadër kemi lëshuar masa të fshehta që kanë rezultuar me identifikimin e personit të parë dhe arrestmit të tij.
“E.N, njëri nga administratorët është arrestuar, pastaj më 23 prill është ndaluar edhe personi i dytë, femër E.S e cila poashtu duke qenë admin dyshohet për veprën penale vjedhja e identitetit dhe e kredencialeve…edhe ndaj kësaj prokuroria ka paraqitur caktimin e masës së paraburgimit ,të njëjes i është vazhduar edhe për dy muaj”, tha fillimisht prokurorja e rastit.
“24 maj, me qellim drejt identifikimit, policia ka lëshuar vendim pr ndalimin e personit të tretë ndaj administratotir kryesor dhe krijuesit e Alb Kings, kemi arritur që grupin ta mbyllim përfundimisht, edhe përkundër nga mbyllja e parë është hapur edhe dy herë”, tha ajo.
“Kemi arritur t’i arrestojmë deri tani 7 persona të përfshirë në këtë rast, po vazhdohen hetimet edhe në disa pista të tjera për arsye të grumbullimit dyshohet se të njëjtit janë kryeres veprave tjera penale”, bëri të ditur prokurorja e rastit