Një rast i pazakontë ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në komunën e Pejës, saktësisht në sheshin e këtij qyteti. Një person ka hyrë me veturë i cili i ka terrorizuar qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.
Pas pak minutave një kalimtarëka hyrë në makinë dhe ia ka marrë çelësat e veturës, derisa I dyshuari ka thënë “kom luftu për këtë vend”.
Për këtë rast tahmë Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa duke arrestuar personin në fjalë.
Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar ishte vënë nën kontrollë nga një pjesëtar i Policisë i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
“I dyshuari është arrestuar, lidhur me rastin ëshë konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti ‘Rrezikim i trafikut në publik’.Policia ndaj të dyshuarit ka shqiptuar fletë gjobë kundërvajtëse mos posedim të patent shoferit, gjithashtu për shmangie të tarifave të detyrueshme doganore, vetura është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.