82-vjeçarja Lefkothea Karasa, nga Narta e Vlorës është proceduar penalisht për ndërtim pa leje për ngritjen e një koteci pulash në oborrin e shtëpisë së saj dhe rrezikon burgun.
Në një intervistë për Euronews Albania, e moshuara që jeton e vetme tregoi me lot në sy se policia e kishte marrë harburçe dhe e kishte futur në furgon.
Ajo tha se ndihet e trembur nga gjithë kjo situatë, të cilën s’e përballon dot për moshën që ka.
“Më hipën në furgon, u tremba. Geroni (avokati) i tha pse e more hartbutçe, pse nuk më thatë mua. unë nuk jam për në burg, unë jam për në varreza”, tha mes lotësh e moshuara.
Rasti u denoncua një ditë më parë në emisionin Sot nga avokati i të moshuarës Geron Gunbardhi.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…