FOTO&VIDEO

Rrëzohet avioni në Moskë, pasagjeri filmon gjithçka nga brenda

Shtatë persona janë plagosur këtë të enjte si pasojë e rrëzimit të një avioni rus të tipit An-2, i cili është përplasur me tokën. Ngjarja ka ndodhur pak momente pasi u ngrit në ajër në qytetin rus Magadan, kurse pamjet e rrëzimit janë publikuar nga një pasagjer që ishte brenda dhe filmoi gjithçka.

Përmes pamjeve të një video të filmuar nga një pasagjer shihet se si avioni ngjitet ngadalë në ajër dhe për pak sekonda befasisht humb lartësinë dhe fillon të bie me shpejtësi të madhe.

“Në aeroplan ishin 12 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas të dhënave të para, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë ruse për Situata të Jashtëzakonshme.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se të lënduarit janë dërguar në spitalin më të afërt për tretman, ku përveç njërit që është në gjendje kritike të tjerë kanë pasur vetëm lëndime të lehta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago