Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë mendohet se janë plagosur pasi një pjesë e një stadiumi u shemb gjatë një ndeshjeje vjetore me dema.
Pamjet e shpërndara në internet nga Tolima, Kolumbi tregojnë njerëz që hidhen në fushë nga paniku.
https://www.youtube.com/watch?v=I8FAEMbGdlg
Ndërsa kamera lëviz në të djathtë, tribuna shihet duke u shembur.
Shifrat zyrtare nuk janë publikuar nga autoritetet, por disa raporte lokale vlerësojnë se deri në 500 janë plagosur.
Ricardo Orozco, guvernatori i Tolima, fillimisht i tha radios lokale se të paktën katër persona janë vrarë, duke përfshirë dy gra, një burrë dhe një fëmijë dhe 60 të tjerë janë plagosur, raporton RedMas.
Megjithatë, thuhet se numri i të vdekurve është rritur që atëherë.