LAJME

Rriten divorcet në Shqipëri, martesat e reja nuk zgjasin më shumë se dy vjet

Divorcet në Elbasan të Shqipërisë kanë ardhur në rritje, përgjatë vitit 2022 në Gjykatë u depozituan 687 kërkesë padi për zgjidhje martese, 533 prej të cilave janë shqyrtuar dhe kanë përfunduar.

Referuar shifrave kërkesat më të larta për ndarje i kanë bërë gratë me 344, ndërsa 189 kërkesa kanë ardhur nga burrat për zgjidhje martese.

Faktorët kryesore mbeten kushtet ekonomike, dhuna dhe papunësia, por nuk janë të vetmet.

“Në lidhje me divorcet numri është rritur prej hir së vërtetës, pjesa më e madhe e divorceve vijnë për shkaqe të gjendjes ekonomike. Familjet shqiptare më shumë se çdo herë tjetër tani ndjejnë atë rëndesën e financave, rëndesën ekonomike. Te gjitha këto kanë çuar që në momentin kur familjet bëhen me fëmijë dhe fillojnë dhe shpenzimet rriten ajo ka çuar që të debatojnë të humbin respektin reciprok ne familje dhe vijnë drejtë divorcit”, tha avokati Demir Çiftja për Euronews Albania.

“Janë edhe faktorë të tjerë që lidhen me personat që ndodhen jashtë shtetit që lidhen me ekspulset që mund të kenë marrë në vende të ndryshme të BE ku ata jetojnë dhe punojnë detyrohen qe të lidhen martesa për të ndryshuar mbiemrat dhe pastaj kërkojnë zgjidhje të martesave të tyre”.

Divorcet janë rritur ndjeshëm edhe tek moshat e reja, martesa të cilat nuk zgjasin më shumë se dy vjet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

6 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago