Rritet me 345 bilanci i viktimave në Itali, rreth 3000 të prekur të rinj

Vijon me ritme të larta bilanci i viktimave dhe i të prekurve me koronavirus në Itali.

Në konferencën për shtyp të së hënës, kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 345 ndërsa janë 2989 të prekur të rinj nga virusi me origjinë nga Kina.

Deri në këto momente bilanci i viktimave në Itali shkon në 2503, ndërsa të prekurit i kalojnë shifrat 26 mijë.

Lajme të këqija vijnë dhe nga spitali i Bergamos, ku raportohet se nuk ka më vende në pavionin e terapisë intensive.