Pedagogët, të cilët sot mbajtën protestën e radhës para Universitetit Politeknik, i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit premtoi një rritje të pagës me 7 për qind. Pedagogët janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata nuk do të pranojnë të bëjnë asnjë kompromis.
Sipas tyre, ofertat për rritje me 7, 10, 20 apo 29% të pagës nuk do të merren parasysh. Ndërsa kërkuan mirëkuptimin e studentëve, pedagogët bënë të ditur se protesta e radhës do të jetë më 17 tetor.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, u përgjigj pedagogëve nga Universiteti Bujqësor i Kamzës ku po prezantonte skemën kombëtare për të ardhmen e prodhimit vendas. Ai tha se mund të pranohej një rritje prej 7%.
“Atyre që dalin në rrugë dhe le të dalin se janë në të drejtën e tyre dhe që kërkojnë rritje pagash në emër të të gjithë pedagogëve, ju them se nuk jeni mësues, as mësues gjimnazi e as mësues 9-vjeçareje. Nuk jeni as mjekë e as infermierë në shërbimin shëndetësor publik. Nuk jeni as policë, as ushtarak e as nëpunës civilë. Nuk jeni as pensionistë jo e jo. Të gjithë këta marrin një pagë fiks. Ndërkohë, pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme midis mbështetjes së shtetit dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ja bën vetes rrogën edhe rrogën dyfish, trefish, edhe katër edhe pesë. Me fondet e tjera, janë fondet e vetëfinancimit, janë fondet evropiane janë edhe fondet e universiteteve të tjera private. Por këtu ka një histori tjetër, të pagave të deklaruara pjesërisht”, tha Rama.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…