Rrufeja vret mbi 500 dele, detajet dhe pamjet “horror” nga vendi i ngjarjes

Banorët në Gjeorgji mbetën të tronditur sepse më shumë se 500 dele u gjetën të ngordhura pasi thuhet se u goditën nga një rrufe ndërsa kullotnin në një kullotë malore.

Sipas raporteve të lajmeve, Nikolay Levanov, një pronar delesh, mori një telefonatë shqetësuese nga bariu i tij, i cili i tha se mbi njëqind dele ishin vrarë në një stuhi.

Leaov nuk ishte në dijeni se së bashku me tufën e tij, 400 dele të tjera ishin vrarë gjithashtu nga e njëjta goditje.

Ndërkohë që bariu me gjasë ishte me fat, pasi fatmirësisht vetëm u rrëzua pa ndjenja nga rrufeja dhe ishte në gjendje të shërohej.


Pamjet tronditëse të kapura në vendngjarje tregojnë qindra kufoma të hedhura mbi një bar të gjelbër në Gjeorgjinë jugore.

Levanov dhe pronarët e tjerë të deleve u kanë bërë thirrje autoriteteve gjeorgjiane për ndihmë financiare për të ndihmuar me humbjet e tyre masive, por ata thanë se një komision shkencor duhej të përcaktonte nëse rrufeja ishte padyshim shkaku i vdekjes.

“Për të qenë i sinqertë, ky është rasti i parë i tillë. Ne nuk kemi dëgjuar që një stuhi mund të vrasë kaq shumë dele”, ka thënë nënkryetari i bashkisë së Ninotsminda, Alexander Mikeladze.

Më 12 gusht, u njoftua se 550 delet do të digjeshin në vend, pasi terreni malor e bëri të vështirë transportimin e tyre larg nga aty.

Një incident i ngjashëm ndodhi në vitin 2016, në Norvegji, kur një tufë prej rreth 300 drerëve veriorë u gjetën të ngordhur në një zonë të largët të Hardanangervidda.