Moti i keq po sjell probleme edhe për borëpastrueset, të cilet janë vënë në punë për të hapur rrugët nga dëbora. Një mjet borëpastruese u përmbys gjatë punës në Rrugën e Kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk mori lëndime, ndërsa u desh ndërhyrja e mjeteve të tjera të rënda për largimin e borëpastrueses nga rruga.
Aktualisht Rruga e Kombit nga Miloti në Morinë është e kalueshme, por në disa vende kërkohet që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të prezencës së dëborës.