Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur protestë kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit.
Banorët e Skënderajt kanë zgjedhur që të dalin në rrugët e qytetit me veturat e tyrë dhe të protestojnë ndaj deklaratave të ish këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti – Shkëlzen Gashit.
PDK-ja, dhe disa qytetarë që kanë publikuar video në rrjete sociale kanë lëshuar pikërisht në orën 21:00 “Marshin e UÇK-së” në shenjë proteste kundër Shkëlzen Gashit, këshilltarit tashmë të shkarkuar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë tha se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë serbë civilë të pafajshëm.
Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së.
“Këto deklarata dhe mbështetja e Shkëlzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Shkëlzen Gashit”, thuhet në një reagim të PDK-së.