Rubla e Rusisë vlen më pak se 1 cent pasi Perëndimi forcoi sanksionet

Rubla ruse pësoj rënie rekorde të vlerës, në më pak se 1 cent amerikan, të hënën, pasi Rusia u shkëput nga sistemi global i pagesave bankare në shenjë hakmarrjeje për pushtimin e Ukrainës, shkruan “TIME”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. Valuta ruse ra gati 26%, në 105.27 rubla për dollar amerikan.

SHBA, Japonia dhe vende të tjera perëndimore gjatë fundjavës vazhduan me vendosje të sanksioneve shtesë kundër Rusisë, duke përfshirë këtu edhe kufizime në qasjen e disa bankave ruse në sistemin global të pagesave bankare SWIFT.

Kufizimet ndaj bankës qendrore ruse synojnë qasjen në më shumë se 600 miliardë dollarë rezerva që Kremlini ka në dispozicion, kështu duke penguar aftësinë e tij për ta mbështetur rublën pasi ajo javën e kaluar pësoi rënie në nivelin më të ulët ndonjëherë.

Rënia e rublës ka gjasa të çojë inflacionin në rritje e sipër, duke dëmtuar kështu të gjithë rusët dhe jo vetëm elitat ruse që ishin objektivat kryesore të sanksioneve të mëparshme, përcjell Gazeta Online Reporteri.net raportimin e TIME. Kjo mund ta lërë Putinin të përballet me trazira të rënda politike.

Vlen të përmendet se sistemi i bankave financiare SWIFT lëviz çdo ditë miliarda dollarë të panumërt në rreth më shumë se 11,000 banka dhe institucione të tjera financiare në mbarë botën. /Përktheu: Rexhep Kameraj