Tash e afro një javë, Rusia ka nisur mobilizimin e ri, për t’i përfshirë në luftë të paktën 300 mijë persona.
Mobilizimi nuk ka kaluar pa probleme. Në pamjet e mediumit bjellorus, “Nexta”, të publikuara të martën, shihet një nga qendrat ku po tubohen rusët, për t’u dërguar në frontet e luftës ndaj Ukrainës. Ambienti i brendshëm duket i mjerueshëm, e shumë rusë u ankuan për kushte mizore.
Dollapë të vjetruar, tavolina të dëmtuara e shtretër të ngushtë, janë ato që shihen në pamje, derisa u tha se brenda kësaj hapësirë do të shkojnë edhe dhjetëra të tjerë.
Afro 20 qendra ruse u dogjën ditëve të fundit, ndërsa një oficer rus u qëllua për vdekje në qendrën e Irkutskut.
Në mediat perëndimore janë publikuar pamje ku shihet një person që hedh koktej molotivi në drejtim të një qendre rekrutuese.
Zyrtarët rusë konfirmuan se një ndërtesë u dogj nga zjarri të hënën, derisa i dyshuari është arrestuar. Dëmet u raportua të jenë minimale.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…