Të paktën 12 persona, përfshirë një fëmijë të vogël, u vranë si rezultat i sulmeve me raketa ruse në Vinnytsia mëngjesin e 14 korrikut.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar Policinë Kombëtare dhe Zëvendës Shefin e Presidencës, Kyrylo Tymoshenko.
“Raketat ruse goditën qendrën e Vinnytsia-s. 12 të vdekur, përfshirë një fëmijë të vogël. Ka të plagosur”, shkruan Tymoshenko.
Policia shtoi se të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, tre raketa ruse kanë goditur një godinë me ambiente zyrash.
Nga goditjet janë dëmtuar edhe Shtëpia e Oficerëve dhe objektet e banimit aty pranë.
Një zjarr ka rënë në vendin e goditjes dhe është përhapur më pas në parking-un e automjeteve.
Kjo është pasuar me djegien e rreth 50 makinave. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje.
Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…