BOTA

Rusët kanë dështuar në dy qëllime madhore: tani po hapet diçka për Ukrainën që ata vetëm mund ta ëndërronin deri dje

Ndërsa ministri Shoigu dhe gjenerali Surovikin po shpjegonin arsyet e tërheqjes ruse nga qyteti i Khersonit, Vladimir Putin nuk u pa askund. Vladimir Putinit nuk i pëlqen të publikojë lajme të këqija dhe humbja e Khersonit nuk është vetëm një lajm i tmerrshëm për Rusinë, por edhe një turp personal për ‘Perandorin e Kremlinit’.

Pak më shumë se një muaj më parë, Putin shpalli triumfalisht se rajonet e pushtuara ukrainase të Luhansk, Donbass, Zaporizhia dhe Kherson po aneksoheshin në Rusi. Dhe vetëm tridhjetë ditë më vonë, në qytetin e Khersonit, flamuri ukrainas do të valojë përsëri.

Prandaj, nuk duhet të jetë për t’u habitur që Putini nuk do t’i flasë publikut sot për humbjen në Kherson, por më tepër do të shoqërohet me drejtuesen e Institutit Rus të Shëndetit Publik, Veronika Skvortsova.

Sipas NY Times, Putini ka refuzuar prej javësh kërkesat e udhëheqjes ushtarake për tërheqjen e ushtrisë nga Kherson. Gjeneralët e paralajmëruan atë se morali i ushtrisë ishte në fund, se ata ishin në rrezik të rrethoheshin dhe pushtoheshin nga ukrainasit, por Putini përsëriste me këmbëngulje – jo, jo dhe jo. Deri me sot. Tani mbetet për t’u parë se si Shoigu dhe kompania arritën ta bindin Putinin të bënte këtë veprim të turpshëm.

Sipas analistëve, humbja e Kherson është ndoshta pika e kthesës e të gjithë luftës. Rusët janë shtyrë në anën e majtë të Dnieper dhe është e qartë se ata mund t’i thonë lamtumirë dy qëllimeve të mëdha – pushtimit të Odesës dhe aneksimit të Transnistrisë moldave. Duhet pranuar që prej disa muajsh është e qartë se kjo ushtri ruse nuk ka kapacitet për të pushtuar portin më të madh të Ukrainës dhe humbja e Khersonit është vetëm konfirmim se Odessa mund t’i kthehet dalëngadalë jetës normale.

Një realizim shumë më i dhimbshëm për Rusinë është fakti se ushtria ukrainase, duke pushtuar bregun perëndimor të Dnieper, po i afrohet qëllimit të saj të shenjtë – Krimesë. Pikërisht këtë përmendi sot këshilltari i presidentit Zelenski, Anton Gerashenko .

Sido që të jetë, në javët e ardhshme do të jetë interesante të shihet se në cilin drejtim do të vazhdojë kundërofensiva ukrainase.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

22 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago