Forcat ruse shkatërruan infrastrukturën kryesore në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, përpara se të tërhiqeshin. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ato që janë shkatërruar janë infrastruktura kritike si komunikacioni, uji, ngrohja, energjia elektrike, etj.
Kryebashkiaku i Kherson-it tha se situata humanitare është e rëndë për shkak të mungesës së ujit, ilaçeve dhe bukës, ndërsa banorët banorët festuan çlirimin e tyre në atë që Zelensky e quajti një “ditë historike”.
Kryetari i bashkisë, Roman Holovnia u shpreh për mediat: “Qyteti ka një mungesë kritike, kryesisht të ujit. Aktualisht nuk ka mjaft ilaçe, nuk ka bukë të mjaftueshme sepse nuk mund të piqet: nuk ka energji elektrike.”
Zelensky shtoi po ashtu se autoritetet, në përpjekje për të stabilizuar rajonin, kanë trajtuar rreth 2,000 mina, tela dhe predha të pashpërthyera të mbetura nga rusët në largim.
Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…
Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…