Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot “hakmarrje” ndaj forcave ruse, pasi Moska sulmoi me raketa portin historik në Odessa mbrëmë, duke vrarë një person dhe duke dëmtuar një kishë ortodokse.
“Raketa mbi qytete paqësore, ndërtesa banimi, kisha. Do të ketë patjetër hakmarrje kundër terroristëve rusë për Odesën. Ata do ta ndjejnë këtë ndëshkim”, tha Zelensky.
Reuters më herët publikoi një deklaratë nga Oleh Kiper, guvernatori i rajonit të Odesa, se të paktën një person u vra dhe 19 u plagosën, përfshirë katër fëmijë, në një sulm ajror rus në qytetin e Detit të Zi.
Kiper deklaroi në Telegram se Kisha Ortodokse, e cila është nën juridiksionin e Moskës, u dëmtua rëndë në sulm.