Rusia është në procesin e blerjes së milionave raketave dhe predhave nga Koreja e Veriut për përdorim në fushën e betejës në Ukrainë, ka thënë një zyrtar amerikan për CNN-in, të martën.
Blerja tregon se ushtria ruse vazhdon të vuajë nga mungesa të rënda të furnizimit në Ukrainë, pjesërisht për shkak të kontrolleve të eksportit dhe sanksioneve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Rusia do të blejë më shumë pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut në të ardhmen.
Raportet ndërkombëtare kanë treguar se Ukraina i ka shkaktuar dëme Rusisë në strukturën ushtarake.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të hënën në mbrëmje, se ushtria ka shkatërruar një depo të rëndësishme municioni ku Moska mbante raketa S-300, të cilat përdoreshin për bombardimin e qytetit të Kharkivit.
Zelensky ka premtuar në adresimin e tij, se Rusia do të ndëshkohet për të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar Ukrainës.
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…