Rusia dhe Kina bashkojnë forcat në patrullimin në Oqeanin Paqësor. Sipas Rusisë, objektivi i këtij patrullimi të përbashkët ishte në kuadër të ruajtjes së paqes dhe stabiliteti në rajonin e Paqësorit së Azisë dhe gjithashtu mbrojtja e aktivitetit ekonomik detar mes dy shteteve.
Forcat e ushtrise ruse dhe kineze janë angazhuar në një patrullim të përbashkët në pjesnë përëndimore të Oqeanit Paqësor, me anë të anijeve luftarake.
Janë gjithsej 10 të tilla, pesë nga secili komb që vijuan përgjatë një jave, nga data 17 deru në 23 tetor.
Sipas Ministres së Mbrojtjes së Rusisë, objektivi i këtij patrullimi të përbashkët ishte në kuadër të ruajtjes së paqes dhe stabiliteti në rajonin e Paqësorit së Azisë dhe gjithashtu mbrojtja e aktivitetit ekonomik detar mes dy shteteve.
Veliera “rrëmben” edhe 248 mln lekë, projekti nisi me 4 milionë dollarë, ju shtuan 3.1
Anijet luftarake për herë të parë kanë kaluar pëmes ngushticës Tsugaru, duke përshkuar 1,700 milje.
Krahas patrullës, dy marinat kanë ushtruar manovra të përbashkëta taktike dhe kanë kryer një sërë stërvitjesh ushtarake.
Të dy vendet kanë një partneritet të vazhdueshëm ushtarak dhe kanë kryer një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake, profili më i lartë i të cilave ishte ” Vostok 2018 “, i cili përfshinte një betejë të simuluar në të cilën një koalicion ruso-kinez luftoi një armik të trilluar.
Në gusht, Rusia dhe Kina bashkuan forcat edhe një herë për të përdorur një sistem të përbashkët komandimi dhe kontrolli, me trupat ruse të integruara në formacionet kineze.